Aida Shabani nuk është vetëm e ëmbël dhe e guximshme. Pos fytyrës të cilën çdo javë e shohim në ekranet e vogla, ajo është e përfshirë bindshëm në botën e bliceve, sfilatave, veshjeve dhe stilit
Nuk dyshojmë që moderatorja me dukjen e saj po i japë plotësisht shije emisionit atraktiv, N’prush. Shumica kënaqen derisa e shohin, me siguri më shumë se sa e dëgjojnë, transmeton Telegrafi.
Aida, gjendet shumë mirë para mikrofonit dhe përvojat e saj nga studioja janë shumë informative dhe interesante.
Para kamerave është e matur dhe gjithmonë kujdeset se çfarë do të thotë, gjë që profesioni i saj gjithsesi edhe e kërkon. Mirëpo, privatisht është plotësisht e relaksuar.
Pasi që ka vendosur të bashkëpunojë me First Channel, moderatorja tashmë është bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur.
– Emisioni është një herë në javë, i adhuroj sfidat, ndërsa për mua kjo është sfidë e shkëlqyeshme. I gëzohem sfidës së re afariste dhe faktit që jam pjesë e ekipit me përvojë dhe profesional.
Ky emision është kombinimi i të gjitha formateve të deritashme dhe si i tillë është më kërkuesi, andaj jam e vetëdijshme që para meje kam mjaft punë, por shpresoj edhe rezultate të mira – midis tjerash thotë Aida Shabani.
/Telegrafi/