Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë pjesë e protestës së organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve të arritura në Bruksel vitin e kaluar.
Kjo është protesta e parë që këto dy parti opozitare kanë organizuar pa Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Kurteshi, mbrëmë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, nuk e kishte mohuar pjesëmarrjen, por ka thënë se vendimin përfundimtar për pjesëmarrje ose jo do ta marrë sot.