Adam Brenton nga Britania e Madhe, ka mbetur i befasuar kur në pakon e proteinave që i konsumonte për tre javë, gjeti miun e ngordhur.
Megjithëse nuk ka pësuar ndonjë problem shëndetësor, 25-vjeçari planifikon të akuzojë prodhuesin dhe kompaninë që ia solli në shtëpi, transmeton Telegrafi.
“Së bashku me proteina, nganjëherë vjen falas shishja për përzierja, apo edhe vitamina, por jo një mi”, ka shkruar Brenton lidhur me rastin.
Nuk dihet se si ka përfunduar aty brejtësi i vogël, apo dëmet që ka mundur t’i shkaktonte prania e tij në materien që përdoret për rritjen e masës trupore. /Telegrafi/