Pas marrjes së dëshmive të deputetëve në lidhje me natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, radhën për të dhënë dëshminë e tyre e kanë gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) tashmë i ka dërguar thirrjet për gazetarët. Tani për tani, dëshminë e tyre janë duke e dhënë gazetarët e Tv Telma, Bobi Hristov, Sonja Nikollovska, dhe kameramani Jane Markovski./Telegrafi/