Sipas qendrës për komunikim qytetarë (QKQ), 79% e kompanive të anketuara, konsiderojnë se ka korrupsion në prokurimin publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më tej, në raportin e QKQ-së thuhet se në çdo të katërtin tender ka patur vetëm një ofertues, ndërkaq në vitin e kaluar ka patur pothuajse 20% anulim të procedurave.
Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen firmat janë çmimi më i ulët ofertues, si kriter i vetëm për fitimin e një tenderi dhe pagesa që mesatarisht arrin deri 8 muaj./Telegrafi/