Site icon Telegrafi

Në projektorin e qendrës së votimit film pornografik (Foto)

Voting

Derisa po numëroheshin votat në një vendvotim në Enschede të Holandës, në projektor është lëshuar film pornografik për disa çaste.

Nuk dihet si ka ndodhur kjo ngjarje, që besohet të jetë bërë aksidentalisht nga ndonjëri prej të angazhuarve që të mirëmbajnë pajisjet teknologjike, transmeton Telegrafi.

Punonjësit janë munduar të mos shikojnë dhe të vazhdojnë obligimet e tyre, derisa vëzhguesit dhe të pranishmit e tjerë kanë qeshur, derisa kanë parë pamjet pronografike në projektor.

Filmi pornografik në qendrën e votimit

Madje, dikush edhe ka bërë edhe video të shfaqjes në ekran, por që është hequr nga interneti për shkak të përmbajtjes.

“Kjo mund të jetë arsyeja, që votat nuk u numëruan si duhet”, është përshkrimi i fotografisë, që ka bërë gjiro në rrjetet sociale.

Por, të punonjësit e vendvotimit, kanë thënë se nuk kanë bërë asnjë lëshim dhe çdo votë është kontrolluar dhe numëruar si duhet. /Telegrafi/

Exit mobile version