Site icon Telegrafi

Në Prizren tre të infektuar me COVID-19, një i shëruar dhe 12 të tjerë në prag të shërimit

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës sot në Prizren janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu thotë se tre të infektuarit janë familjarë të një rasti që mbrëmë është identifikuar pozitiv me COVID-19, përcjell Telegrafi.

“Nga 22 mostrat e testuara për rastet e kontaktit tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv në COVID-19”.

Shehu thotë se sot në Prizren janë bërë po ashtu edhe 16 ritestime të bëra ku 15 nga ta janë ritestuar për herë të parë ndërsa njëri për herë të dytë.

“Nga këto testime 12 kanë rezultuar negativ ndërsa tre prej tyre pozitivë. Nga kjo nënkuptojmë se një person tashmë është shëruar plotësisht ndërsa 12 të tjerët presin një ritestim të dytë për t’u shpallur të shëruar, ndërsa tre të tjerë ende nuk janë shëruar”.

Shehu u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në mënyrë që të mos shtojnë numrin e të prekurve me coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version