Kalvin Phillips është futbollist i ri i Manchester Cityt, edhe pse zyrtarizimi ende nuk është bërë.
Mesfushori anglez prej disa javëve ka arritur marrëveshje me Cityn, derisa edhe Leeds United ka pranuar ofertën e tyre.
Kampioni në fuqi i Anglisë ka kryer transferimin e Phillips për një shumë që në total shkon mbi 60 milionë euro.
Dy skuadrat kanë arritur një marrëveshje edhe për një futbollist të ri të Manchester Cityt, i cili do të transferohet te Leeds.
Fjala është për mesfushorin defensivë Darko Gyabi të cilin Leeds e ka paguar shtatë milionë euro për ta marrë në radhët e veta si zëvendësim të Phillips.
Manchester City have signed all paperworks in order to announce Kalvin Phillips deal with Leeds. Medical done, while Darko Gyabi will join Leeds from Man City for €7m fee. 📑✅ #MCFC
Phillips turned down two other proposals as he only wanted Man City move.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2022
Mediat në Angli kanë raportuar se palët tanimë kanë arritur marrëveshje për dy transferimet dhe zyrtarizimi i këtyre është vetëm çështje orësh. /Telegrafi/