Telegrafi

Në pritje të takimit të OPEK-ut nafta bie në 45 dollarë për barel

Sipas mediave ndërkombëtare nafta e lehtë amerikane në bursën e New York-ut në mëngjesin e së martës ka rënë për 53 cent duke arritur në 45.04 dollarë për barel.

Presidenti i OPEK-ut Chakib Khelil të martën ka deklaruar se u ka sugjeruar vendeve anëtare të organizatës që prodhimi i naftës të pakësohet më shumë se 2 milionë barel në ditë.

Kheil po ashtu ka pohuar se çmimi i naftës duhet të stabilizohet në 70 dhe 80 dollarë për barel.

Ndryshe OPEK-u, anëtare të të cilës janë Algjeria, Angola, Ekuadori, Venezuela, Irani, Iraku, Katari, Libia, Nigeria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kënaq 40 për qind nga nevojat botërore për naftë. /Telegrafi/