Telegrafi

Në pritje të rinovimit të Montolivos

Riccardo Montolivo do ta rinovojë kontratën me Milanin në muajin maj duke iu përshtatur rolit të ri si mesfushor defensiv.

Kapiteni i Rossonerëve është konsideruar gjithmonë si organizator i lojës, si pasardhës i Andrea Pirlos, mirëpo këtë sezon ka luajtur në një pozitë më ndryshe.

31-vjeçari vazhdon të ketë përqindje të mirë të pasimeve, por akoma më të mirë e ka përqindjen e topave të rikuperuar.

Vetëm Francesco Magnanelli (Sassuolo) dhe Jorginho (Napoli) janë më të mirë se ai në këtë aspekt.

Sipas Gazzetta dello Sport, kontrata e re do ta lidhë italianin me Rossonerët në tre vitet e ardhshme – deri në moshën 34 vjeçare. /Telegrafi/