Një tjetër duel gjigantësh zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bayern Munichu është nikoqir i Real Madridit.
Carlo Ancelotti përballet me ish-skuadrën e tij, në krye të të cilës aktualisht ndodhet ish-asistenti i tij, Zinedine Zidane.
Bavarezët e turpëruan Arsenalin në të tetën e finales duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm prej rezultat 10-2.
Nga ana tjetër, Los Blancos arritën në çerekfinale duke e përjashtuar nga gara Napolin me rezultat prej 6-2 nga të dyja ndeshjet.
Nuk ka dyshim se do të jetë një ndeshje fantastike, ku do t’i tregojnë forcat e tyre dy prej skuadrave më të mira në botë.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Lahm, Martinez, Boateng, Alaba; Alonso, Vidal; Robben, Thiago, Ribery; Muller.
Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Bale, Benzema, Ronaldo.
/Telegrafi/