Telegrafi

Në pritje të koncertit që rikthen Guns N’ Roses

Anëtarët e grupit të njohur”Guns N’ Roses”, të premten kanë qëndruar në ”Troubadour”, një nga klubet ku u bënë të njohur për herë të në të gjithë botën, për një koncert që nga simpatizantët e tyre pritej prej një kohë të gjatë.

“Slash, Duff McKagan, Richard Fortus dhe Dizzy Reed mbërritën në klub nën ovacionet e fansave”, shkruan TMZ.

“Asnjë shenjë nga Axl Rose, megjithatë do të vijë”, shtonte burimi.

Koncerti surprizë shënon turneun e ribashkimit me titullin “Not in This Lifetime”.

“Do të jetë një nga ngjarjet më të pritura për këtë shekull”, thuhet në faqen zyrtare të grupit që u nda në vitin 1993.