Telegrafi

Në pritje të fëmijës së parë, por ajo është 50 vjeçe

Katër ditë para Ditës së Nënës, tabloidi i njohur ET raporton se këngëtarja e famshme amerikane, Janet Jackson, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmi vjen pak javë pasi ajo shtyu turneun e saj për, siç u tha, të nisë familjen me burrin Wissam Al Mana.

Motra e legjendës Michael Jackson kishte thënë më 6 prill se po planifikon familje dhe se i duhet të shtyjë turneun.

Jackson është martuar me Al Manan në vitin 2012, ndërsa kjo është martesa e tretë e këngëtares.

Ndërkaq, vlen të theksohet se Janet më 16 maj do të mbushë 50 vjet.