Telegrafi

Në pritje të fëmijës së dytë, Sara Hoxha rrëfen sikletin e madh të shtatzënisë

Sara Hoxha brenda disa muajve do të bëhet sërish nënë pasi solli vite më parë djalin e pagëzuar me emrin London.

Një prej trashëgimtareve të top medias, bukuroshja tash e sa vite është e martuar me moderatorin televiziv, Ledion Liçon.

Biondina tashmë është në pritet të fëmijës së dytë, por ka zbuluar se ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë të shtatzënisë.

“Pas lindjes, është egoizëm të kujdesesh për trupin tënd?”, ishte titulli i një videoje, e cila duket se e ka ndihmuar bukuroshen.

“Pas muajsh me mendime e ndeja shqetësuese, pashë këtë sot dhe ndihem pak më mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Sara në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Hoxha kishte zbuluar javë më parë se kishte shtuar nëntë kilogramë në shtatë muajt e shtatzënisë. /Telegrafi/