Telegrafi

Në pritje të duetit nga Ledri dhe Vig Poppa (Foto)

Dy reperët e pëlqyer të skenës shqiptare, Ledri Vula dhe Vig Poppa, nesër (e diel) do të lansojnë bashkëpunimin e tyre të shumëpritur.

Edhe prapa kësaj kënge qëndron krijuesi i shumë hiteve, Big Bang, derisa tekstin e kanë shkruar vet dy reperët.

‘Beat-i’ është punuar nga Duja dhe Str8 Fiya, kurse miksimi dhe masteri është bërë në Redbox.

Lexo po ashtu Po vjen dueti nga Ledri dhe Vig Poppa, ja detajet (Foto)

Për anën vizuale të këtij projekti është angazhuar produksioni Entermedia. /Telegrafi/