Telegrafi

Në pritje të duetit nga Ermali dhe Gjiko, pamje ekskluzive nga xhirimet e klipit (Foto)

Ermal Fejzullahu dhe Gjiko do të vijnë me një bashkëpunim që nuk ka dyshim se do të jetë një hit.

Kënga e re mban titullin “Hajmali” dhe dy këngëtarët ia kanë bashkëngjitur edhe anën vizuale.

Xhirimet janë duke u realizuar në bjeshkët e bukura të Rugovës, ndërsa po realizohen nga produksioni ‘A Ziri Films’.

Prapa kësaj kënge qëndron krijuesi i shumë hiteve, BigBang Beats, njofton Telegrafi.

Videoklipi i ri do të lansohet në fillim të muajit gusht, ndërsa më poshtë jua sjellim disa fotografi nga xhirimet. /Telegrafi/