Site icon Telegrafi

Në pritje të duetit mes Robertit dhe Norës (Video)

Nisja e karrierës si këngëtar, ka bërë që Robert Berisha të mendojë edhe për një duet me gruan e tij, Nora Istrefi.

I pyetur nga Prive, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi në të ardhmen teksa deklaroi gjithashtu se tashmë edhe e ka të projektuar në kokë se për çfarë projekti bëhet fjalë.

Një baladë e lehtë që i shkon stilit të Norës e shoqëruar me zërin e Robertit, është menduar si projekti që dyshja mund të sjellin së shpejti.

Ritheksojmë se Roberti hodhi poshtë spekulimet se çifti është ndarë. /Telegrafi/

Exit mobile version