Rebeca nga Anglia ka zbuluar rezultatin e një projekti tre-ditor, një mural mahnitës që e pikturoi për djalin e saj të cilin po pret ta lindë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja dëshironte që kohën e saj të mbyllur ta kalonte me produktivitet, kështu kaloi orë të tëra duket pikturuar një hënë dhe skenë pylli, para ardhjes së djalit të saj në shtator.
“Doja të bëja diçka të veçantë, kur foshnja ime të arrijë”, ka thënë ajo.
“Më pëlqeu shumë ideja e një teme të qiellit të natës dhe vendosa të pikturoj një pyll me borë dhe male për të ilustruar pak më shumë një histori”, shton Rebecca. /Telegrafi/