Site icon Telegrafi

Në Prishtinë vidhen pajisje teknologjike në vlerë të 30 mijë eurove (Video)

Foto: Ilustrim

Në orët e para të kësaj së hëne në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një depo e pajisjeve teknologjike ka qenë cak i hajnave. Pronari i këtij lokali, A.Sh., ka thënë se i janë vjedhur pajisje në vlerë prej 30 mijë euro.

“Më janë vjedh kompjuterë, alarme, kamera… si dhe dokumentacioni i lokalit”, ka thënë ai.

Në videot e dërguara nga pronari shihen tre veta që kanë hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë pajisje të ndryshme. Rasti është lajmëruar edhe në polici, por nuk ka informata nëse është arrestuar dikush në lidhje me vjedhjen. /Klan Kosova/

Exit mobile version