Nuk dihet nëse ishte vdekje natyrale apo e stimuluar, por një 70 vjeçar nuk doli i gjallë nga një bujtinë në lagjen Velania në Prishtinë.
Detajet për rastin mbetet të zbardhen kur të intervistohet gruaja e cila ishte me të, por që për momentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Kujdestarët e bujtinës nuk kanë dashur të prononcohen publikisht, por kanë thënë se burri që u gjet i vdekur frekuentonte shpesh këtë vend i shoqëruar nga kjo grua. Ndërsa dyshohet se ai ka përdorur hapa stimulues.
Policia ka konfirmuar rastin dhe kanë thënë se po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka marrë informatë se një 70-vjeçar është alivanosur.
“Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person të alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha. Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=no540YF1kkw