Ditën e premte në Prishtinë është bërë mbjellja e luleve sezonale.
Në njoftimin e bërë nga komuna e Prishtinës thuhet se po përkujdesen çdo ditë për më shumë hapësira të gjelbra dhe një mjedis më të pastër për të gjithë.
“E festuam fillimin e pranverës me mbjellje! Sot, në Parkun e Qytetit mbjellëm lule sezonale së bashku me fëmijët e mrekullueshëm nga “Klubi i Gjelbër” i shkollës “Elena Gjika” dhe NPL “Gjelbër” Për një Kryeqytet me më shumë hapësira të gjelbra”, vijon njoftimi./Telegrafi/