Site icon Telegrafi

Në Prishtinë u lind foshnja me peshën më të madhe ndonjëherë në Kosovë (Foto)

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka lindur foshnja me peshën më të madhe të regjistruar deri sot – 5.820 kilogramë. I lindur një ditë më parë, rreth orës 12:00, kjo bebe e gjinisë mashkullore, nga mjekët është cilësuar edhe si më i madhi i lindur në QKUK me prerje cezariane.

Mjeku kryesor që ka marr pjesë në këtë lindje është Zef Ndrejaj. Në një prononcim për Telegrafin ai tha se gjatë 20 vite të tij të punës si mjek, e edhe më parë, nuk ka parë e nuk ka dëgjuar të ketë lindur ndonjë foshnje me peshë më të madhe.

Zef Ndrejaj

Sipas tij, çdo gjë ka shkuar në rregull në sallën e lindjes dhe se nëna nga Mitrovica është në gjendje të mirë.

“E kam parë që është një bebe e madhe. Thënë të drejtën, të gjithë ne, stafi, jemi ndjerë mirë për këtë. Çdo gjë ka shkuar pa komplikime. Foshnja dhe nëna janë shumë mirë”, ka thënë Ndrejaj.

Mashallah: Lindi foshnja me 5.820 kilogramë…

Arbenita Ferati Baliu ndihet e lumtur që u bë nënë për herë të parë, përfshirë edhe faktin se djali i saj do të futet në regjistrat e Kosovës si foshnja me peshën më të madhe në lindje.

“Emrin ia kemi lënë Amar. Jam shumë e lumtur”, ka thënë ajo e kapluar nga emocionet për lindjen e djalit të shëndetshëm të saj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version