Në Prishtinë do të mbahet takimi jubilar i dhjetë i “Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare”
Ngjarja jubilare do të mbahet më 17 e 18 maj në Prishtinë në Hotelin “Emerald”.
Sipas komunikatës për media nga ky rrjet, aktiviteti synon të jetë një ngjarje madhështore që reflekton dhe promovon arritjet e deritanishme të Rrjetit dhe harton një plan vizionar për të forcuar marrëdhëniet mes bizneseve shqiptare dhe atyre të diasporës.
“Ky event ’10 vjetori’ kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e eksportit që është dëshmuar vite me radhë”, thuhet në komunikatë.
Për më shumë informata dhe regjistrim klikoni këtu:
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë mbi 250 biznese nga diaspora diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e eksportit që është dëshmuar vite me radhë.
Ngjarja organizohet nga degët e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare. /Telegrafi/