Nga sot e për të vazhduar për dy javë rresht do bëhet procesi i eliminimit të brejtësve ose deratizimi vjeshtor i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve e garazhave publike në lagjet e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai ka shkruar se me këtë proces synojnë ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve në rrjetin e kanalizimit e që ata mund të paraqesin kërcënim për shëndetin e qytetarëve.
“Tё hënën, me 19 tetor fillon procesi i deratizimit vjeshtor (eleminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës. Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti në ‘facebook’.
Ahmeti ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve.
“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është shumë i rëndësishëm, andaj, ju lusim pёr bashkёpunim në mënyrë që tё realizohet me sukses. Kërkojmë qё t’i hapni dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm nga ana jonё. Ju falemnderit paraprakisht!”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.