Telegrafi

Pas 24 vitesh martesë, gëzim i madh për familjen Kabashi: Në Prishtinë sot lindi Flamuri (Foto)

Prizreni, e sidomos familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti, sot ka arsye për të festuar më shumë.

Telegrafi merr vesh se pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur.

Flamuri ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku gjendet akoma në këto çaste. Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare.

Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit. /Telegrafi/