Në nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot Shërbimin Përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.
Shërbimi përkujtimor është përcjellë me ridedikimin e memorialit i cili është zhvendosur nga selia e KFOR-it në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë.
Të pranishmëve u është drejtuar me një fjalë mirëseardhjeje ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O`Connell, ku më pas kanë vendosur kurora lulesh pranë memorialit përkujtimor.
Ndryshe, kjo ceremoni përkujtimore ka mbledhur disa nga personalitetet publike. Aty morën pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, deputeti i Vetëvendosjes Fisnik Ismajli dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.