Telegrafi

Në Prishtinë organizohet eventi “Fast and Furious Meeting” i Cineplexx dhe “Marakli t’kerreve” – prezantohen veturat më të shtrenjta e më të mira sportive

Mbahet "Fast and Furious Meeting" në Albi Mall

Ditën e sotme (e enjte) është mbajtur një nga evenimentet madhështore nga Cineplexx në bashkëpunim me “Marakli t’kerreve” për premierën e “Fast and Furious 9”.

“Fast and Furious Meeting” – titullohet ngjarja e organizuar në Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall me një sërë aktivitetesh e surprizash.

Të gjithë adhuruesit e makinave nga ora 17:00 deri në 20:00 kishin mundësi që në parking të të dy qendrave tregtare të shihnin ‘Car Show’, e të shërbehen me pije falas nga Birra Peja, go+ e Ujë Rugove.

Anëtari i “Merakli t’Kerreve”, Advan Plakolli

Në eventin me mbi një mijë njerëz, u panë disa nga veturat më të shtrenjta e më të mira sportive jo vetëm të kosovarëve, por me mysafirë specialë edhe nga Shqipëria e Maqedonia.

Lidhur me këtë, njëri nga anëtarët e ‘Marakli t’kerreve’, Advan Plakolli, në një prononcim për Telegrafin theksoi se ky është bashkëpunimi i dytë i tyre me Cineplexx dhe se mezi është pritur marrë parasysh që është evenimenti i parë pas pandemisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cineplexx

“Është bashkëpunimi i dytë që e organizojmë në bashkëpunim me Cineplexx. Arsyeja është promovimi i filmit Fast and Furious tani 9 që ka dalë. Para dy vitesh ka qenë pika e verës dhe ka pasur më shumë prezentë prej diasporës, përndryshe ky është eventi i parë pas pandemisë kështu që mezi kemi pritur që ta bëjmë”, ka thënë Advan Plakolli për Telegrafin.

Koordinatori i Marketingut dhe Komunikimit në kinemanë Cineplexx, Dëfrim Puka, për Telegrafin shtoi se ngjarja u realizua për shkak të premierës së “Fast and Furious 9”.

Koordinatori i Marketingut dhe Komunikimit në kinemanë Cineplexx, Dëfrim Puka

“Sot kemi ardhur këtu, e kemi një tubim të adhuruesve të veturave për shkak të premierës së Fast and Furious 9, është do të thotë françiza më e famshme gati pothuajse në botë e filmave aksion me vetura. Ne kemi vendosur në bashkëpunim me grupin Marakli t’kerreve që ta bëjmë një ‘meeting’ një car show ku i kemi ftuar prej të gjithë Kosovës adhuruesit e veturave, që të vijnë me veturat e tyre sportive dhe që t’i tregojnë këtu normalisht me çfarë pajisje i kanë, çfarë motorë e të gjitha këto”.

Ai tutje thotë se interesimi sivjet ka qenë shumë i madh dhe se të pranishëm ishin mbi një mijë persona.

“Ka shumë interesim të madh ndoshta mbi një mijë persona deri tash kjo për arsye se është premiera e filmit dhe shumë njerëz një herë po vijnë po i shikojnë veturat jashtë e pastaj po futen në film”, vazhdon Puka.

Ngjarja po ashtu u komentua edhe nga një tjetër anëtar i “Marakli t’kerreve”, që për Telegrafin thotë se edhe këtë vit u mbajt një i tillë duke qenë se janë të apasionuar tejet shumë pas makinave.

“Ne jemi një grup Marakli t’kerrev e kemi formuar që nja katër pesë vjet, më shumë është se jemi të apasionuar pas veturave por edhe pas shoqërisë që shikojmë të i ndihmojmë çdo njeri për çdo gjë që ka na njoftojnë edhe neve. Organizimi është mirë për shkak të pandemisë të gjithë anëtarët e kanë pritur me padurim shkaku që kemi pasur nevojë edhe ne vetë. Këta që janë marakli e kuptojmë se çfarë është të jesh marakli në makina”, ka thënë ai.

“Njëri nga anëtarët e ‘Marakli t’Kerreve'”

Meqenëse prezent ishin një numër i madh i njerëzve, disa nga pjesëmarrësit për Telegrafin thanë se organizimi ishte në nivelin e duhur dhe se janë të lumtur për faktin se shohin disa nga makinat e tyre të preferuara.

“Nuk është hera e parë që po vijmë këtu, në përgjithësi sa herë që i bëjnë organizimet i bëjnë shumë mirë. Jam merakli, si të gjithë rinia shqiptare”, tha një qytetar.

“Kjo është hera e parë që kam marrë pjesë në një ‘meeting’ të maraklive t’kerrave në bashkëpunim me Cineplexxin. Jam merakli shumë sidomos në ‘old timers’, jam pjesë edhe e grupit, i përcjelli te meraklitë çfarë postojnë e të gjitha. Më pëlqejnë markat e vjetra sidomos Mercedesi, Audia që janë ndër markat e preferuara të mia”, thekson një tjetër qytetar për Telegrafin.

I pranishëm në evenimentin e organizuar nga Cineplexx në bashkëpunim me “Merakli t’Kerreve”

Kjo është hera e dytë e një organizimi të këtij lloji mes Cineplexx dhe ‘Merakli t’kerreve’ që njëherësh është shndërruar ndër ngjarjet më madhore e më të preferuara.

Fast and Furious Meeting mes tjerash gjatë eventit Action Night për këtë film dhuroi edhe disa shpërblime si:

Një pushim 7 netë në Turqi nga Fibula

2x pako polir & ceramic coating nga Advance Detailing

3x servise të rregullta nga Euro Delta. /Telegrafi/

I pranishëm në evenimentin e organizuar nga Cineplexx në bashkëpunim me “Merakli t’Kerreve”