Një person i moshës rreth 30 vjeçare është gjetur i vdekur në pusin fqinjit të tij sonte rreth orës 19:30 në rrugën “27 Nëntori” në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke saktësuar se në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë është nxjerrë trupi i pajetë i një personi 30-vjeçar nga një pus.
Agron Borovci, zyrtar për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për Insajderin se rreth orës 20:00 policia ka pranuar një informacion, i cili ka rezultuar me një person të vdekur.
“Policia e Kosovës ka marrë informacione për rastin dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit kanë nxjerr trupin e një personi të pajetë nga një puset. Policia ka filluar të grumbulloj informacione si dhe ka filluar hetim lidhur me rrethanat e rastit”, ka deklaruar Borovci.