Site icon Telegrafi

Në Prishtinë në shpërndahen 500 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se së bashku me përfaqësues të HANDIKOS dhe HANDICAP Kosova kanë shpërndarë 500 pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto pajisje janë shpërndarë falë një donacioni nga Norvegjia.

Postimi i Ahmetit:

“MBI 500 PAJISJE PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocave së bashku me përfaqësues të HANDIKOS dhe HANDICAP Kosova e kemi bërë shpëndarjen e dhjetra karrocave dhe veturave elektrike. E gjithë kjo falë një donacioni të mbi 500 pajisjeve ndihmëse për persona me aftësi të kufizuar që e kemi pranuar nga Norvegjia.

Në emër të Komunës së Prishtinës dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Shoqatën Fehmi Agani në Arendal, Norvegji, si dhe aktivistin e saj të jashtëzakonshëm, Besnik Ramadani. Falë kësaj ndihme mbi 500 persona me aftësi të kufizar do kenë një jëtë më të lehtë.

Ju faleminderit shumë e i gëzofshi!

Bravo Dren Kukaj!”, ka shkruar Ahmeti.

Dita ndërkombëtare për përdoruesit e personave të karrocave për herë të parë në Kosovë është shënuar vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version