Telegrafi

Në Prishtinë mblidhet Forumi i nivelit të lartë mes qeverisë dhe donatorëve

Sot, në Prishtinë ka filluar takimi i parë i Forumit të nivelit të lartë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunitetit të Donatorëve, ku pritet të përcaktohen detajet e përfitimit të donacioneve të zotuara në Konferencën e Donatorëve për Kosovën, që u zhvillua në Bruksel më 11 korrik të vitit të kaluar.