Site icon Telegrafi

Në Prishtinë mbahet aktiviteti për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore

Aktiviteti për fuqizimin ekonomik të grave është shtrirë edhe në komunën e Prishtinës, falë mbështetjes nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe Caritas-it Zviceran.

Ky aktivitet është pjesë e projektit EREA, i cili synon të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, duke sfiduar stereotipat dhe forcuar qëndrimet pozitive ndaj diversitetit.

Shpresa Gosalci nga Ecokoswomen (EKW) ka deklaruar se përmes këtyre mesazheve dhe aktiviteteve që përçojnë në këtë fushatë, dëshirojnë të theksojnë rolin e pazëvendësueshëm që luajnë gratë në zhvillimin e shoqërisë sonë.

“Sepse duke përkrahur fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore, ne jo vetëm që po krijojmë mundësi për gratë të shprehin potencialin e tyre, por po ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë. Gratë, kudo që janë, meritojnë mundësi të barabarta. Mesazhet që po shpalosim përmes siluetave tona në Prishtinë por dhe në komuna të tjera të Kosovës janë një thirrje për veprim”, u shpreh ajo për Telegrafin.

Përveç Prishtinës, ky aktivitet do të vazhdon edhe në komuna të tjera të Kosovës, me qëllim të përshpejtimit të avancimit të barazisë gjinore dhe mbështetjes së grave në çdo aspekt të jetës.  /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version