Me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë marshuan me iniciativën e përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se, shqetësimet e qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të jenë të lidhura me problemin e ajrit, degradimit të lumenjve, degradimit të tokës, pyjeve, e krejt kjo gjendje sipas tij është sepse Prokuroritë dhe Gjykatat vazhdojnë të mos i dhënë prioritet lëndëve që kanë të bëjnë me ambientin dhe mjedisin.
Jeta Xharra nga shoqëria civile, tha se që të frymosh pa pasur frikë se do të sëmuresh, me pas male të paprera janë të drejta njerëzore që iu takojnë t’i kenë.