Site icon Telegrafi

Në Prishtinë, konfiskohen aparate për lojëra të fatit

Policia e Kosovës mbrëmë në Prishtinë ka bastisur disa lokale të lojërave të fatit.

Në raportin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka bastisur lokalet dhe objektet përcjellëse, me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 aparate të lojërave të fatit, disa pajisje tjera për te zhvilluar këto lojëra, një karikator i zbrazët dhe fletore me shënime.

Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar . Me urdhër të prokurorit rastri shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version