Telegrafi

Në Prishtinë, hapet panairi tradicional Natyra 2010

Në këtë panair marrin pjesë si ekspozues shumë kompani nga Kosova, Shqipëria, Italia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera. Panairi Natyra 2010 ju ofron dyer, dritare, kuzhina, enterier dhe makineri për përpunuesit e drurit-teknologji.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, Drejtoresha e Misionit të USAID/Kosovë Patricia Rader, Drejtor i KPEP David Cowles.

Panairi hapet në zonën Industriale Prishtinë, përballë Maxi Market në ora 11:00.