Telegrafi

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur

Një person i moshës 65-vjeçare është gjeturi vdekur mëngjesin e sotëm  në Rrugën “Vicianum”  në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barjam Krasniqi.

Kransniqi ka  thënë se policia ka pranuar informatën rreth orës 07:50, në Rrugën  “Vicianum” në  Prishtinë është një person i shtrirë.

“Policia ka dal në vendngjarje dhe ka ftuar ekipin mjekësore i cili ka konstatuar se personi mashkull 65 vjeçar është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Sipas tij, rasti është iniciuar vdekje e dyshimte, me rastin po merren njësitet përkatëse. /Telegrafi/