Telegrafi

Në prill na pushtojnë alienët!

Por, në “UFO” nuk do të gjenden alienët e vërtetë, por fansat e tyre nga planeti ynë. Pra, do të bëhet fjalë për një mashtrim. Me dhjetëra vullnetarë nga e mbarë bota kanë pranuar që të marrin pjesë në këtë, që paralajmërohet si mashtrimi më i madh në histori

Me këtë rast do të përdoret me mjeshtëri dituria disa dekada e vjetër rreth UFO-ve, për ta arritur një efekt sa më të madh. Do të ketë fluturake me teledirigjues, të cilat do të lansohen rreth orës 8 të mbrëmjes, në mënyrë që “pushtuesit nga gjithësia” të shihen nga një numër sa më i madh i njerëzve.

Ende janë duke u zhvilluar diskutimet rreth asaj se si të arrihet efekti më i mirë i mundshëm. Por, ka edhe të tillë që kanë dalë me teorinë se tërë ky cirkus ka për qëllim që të qetësojë njerëzit rreth një okupimi të vërtetë nga jashtëtokësorët. Duke menduar se e tëra është vetëm shaka, njerëzit nuk do të bëjnë kurrfarë rezistence! E tmerrshme, apo jo?