Dashamirët e çiklizmit në Prilep kanë marrë pjesë në promovimin e biçikletave të vjetra, të ruajtura mirë dhe funksionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga biçikletat për fëmijë, më e vjetra ishte ajo e viteve të 30-ta të shekullit të kaluar (biçikletë me tre rrota), kurse për biçikleta për të rritur më e vjetër, ishte ajo e viteve të 50-ta të shekullit të kaluar.
Në ekspozitën e biçikletave të vjetra, që u organizua nga Shoqata e biçiklistëve të Prilepit, u shpërndanë dhurata simbolike për biçikletën më të vjetër dhe për biçikletën më cilësore të restauruar./Telegrafi/