Site icon Telegrafi

Në Prilep ka filluar blerja e duhanit

Kombinati i duhanit në Prilep ka filluar me blerjen e duhanit. Gjithsej kombinati duhet të blejë 4000 ton duhan nga 4000 bashkëpunëtorë, ndërkaq shuma mesatare është mbi 190 denarë, me afat pagese prej 1 javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas vendosjes së bashkëpunimit me kompaninë e mirënjohur Philip Morris, gjendja e kombinatit në Prilep është stabilizuar dukshëm, është rritur fuqia prodhuese, ndërkaq me llogarinë përfundimtare të vitit 2015, kompania ka shënuar edhe fitimet e para.

Tani për tani kompania ka 420 punëtorë. Më 28 nëntor do të mbahet mbëedhja aksionere e saj./Telegrafi/

Exit mobile version