Qyteti i Prilepit ka filluar me shpërndarjen e dokumenteve të legalizimit të ndërtimeve pa leje. Me këtë rast, janë shpërndarë 60 dokumentet e para të legalizimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ilija Kareski, nga setori i urbanizimit pranë vetëqeverisjes lokale, deri tani janë sjellur rreth 9000 vendime pozitive për legalizimet, ndërkaq numri i përgjithshëm i kërkesave është 15.367 aplikime.
Qytetarët të cilët i kanë dorëzuar kërkesat për legalizim në vitin 2016, afatin për dorëzimin e elaborateve e kanë deri në fund të vitit 2017./Telegrafi/