Pesë burra kanë shokuar kalimtarët e rastit kur dolën nga një veturë me shufra të hekurta në duar, dhe filluan ta shkatërrojnë një veturë brenda të cilës ishte i ulur edhe një fëmijë.
Pesë persona shihen në videon amatore duke goditur pandërprerë veturën BMW, shoferi i të cilës mundohej t’i shmangej kontaktit me ata, transmeton Telegrafi.
Ngjarja është filmuar në parkun Queen në Blackburng, Lancashire gjatë të shtunën, kurse pamjet janë publikuar në internet nga kalimtarët e rastit që filmuan gjithçka.
Policia angleze ka njoftuar se rastin është duke trajtuar si dëmtim të pronës, dhe se deri më tani kanë arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit që shkatërroi veturën luksoze.
Por, është interesant se shoferi i veturës kur tentonte të ikte nga vendi i ngjarjes, atë e bllokonte një veturë tjetër që me sa duket ishte pjesë e ekipit të sulmuesve. /Telegrafi/