Telegrafi

Në Prevallë dëgjohet “Zëri i Fermerit”

Konferenca ka për qëllim t’i bashkojë në një tryezë të gjitha palët e interesit; përfaqësues të shoqatave dhe kooperativave të fermerëve si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës për të vënë në pah problemet e fermerëve kosovarë, si në aspekt ekonomik ashtu edhe atë social dhe organizativ, thuhet në një komunikatë për media që përcillet nga Zyra për Komunikim me Publikun në MBPZHR-së.

Në Konferencë do të ofrohet, nga vetë të pranishmit, zgjidhje më e mira për sfidat e fermerëve dhe po ashtu do të analizohet harmonizimi i ligjeve ekzistuese që rregullojnë organizimin e fermerëve.

Pjesëmarrësve në Konferencë do t’u drejtohen zv/ministri i MBPZHR, Sylë Sylani si dhe Ambasadori Norvegjez, Johan Sverre Kvale, ndërkaq fillimit të punës në Konferencë do t’i paraprijë ligjërata dhe prezantimi i Kryetarit të Unionit të Kooperativave të Sllovenisë, Peter