Site icon Telegrafi

Në premierën e filmit horror “Terrifier 3”, shumë njerëz janë larguar nga kinemaja dhe një person volli: Hollywoodi refuzoi ta xhironte

Foto: X

Filmi horror i Damien Leone “Terrifier 3” u shfaq së fundmi në Londër dhe tronditi shumë shikues.

Signature Entertainment, distributori i filmit, postoi në rrjetet sociale se 11 persona u larguan nga shfaqja dhe një person kishte të vjella.

“Nëse ‘Terrifier 3’ ju ka prekur, ju lutemi na tregoni nëse keni nevojë për mbështetje shtesë në këtë moment”, thuhet gjithashtu në njoftim. Gjithashtu u dha një paralajmërim se filmi përmban dhunë ekstreme.

Leone njoftoi në X (ish-Twitter) se ai ishte dëshmitar i “gjërave të çmendura” në këtë shfaqje. Ai më herët deklaroi se kjo arritje e tij kinematografike është aq tronditëse sa Hollywoodi e refuzoi.

“Shkova në studiot e Hollywoodit që donin të filmonin ‘Terrifier 3’. Shkova në takime para se të shkruaja skenarin. Ata ishin të shqetësuar për skenat e përgjakshme dhe shumë më tepër. E dija që nuk do të më lejonin të filmoja”, tha ai.

“Terrifier 3” tregon historinë e Art kllounit, i cili fillon një zbavitje vrastare mbi banorët e qytetit të Miles County ndërsa ata shkojnë në mënyrë paqësore për të fjetur në prag të Krishtlindjeve. Rolet në këtë film janë luajtur nga David Howard Thornton, Lauren LaVera, Antonella Rose, Elliott Fullam e të tjerë. Ai del në kinematë amerikane më 11 tetor.

“Ju garantoj se pesë minutat e para të këtij filmi do të jenë shumë të diskutueshme, por kjo nuk është as skena kryesore e vrasjes”, shtoi Leone. /Telegrafi/

Exit mobile version