Site icon Telegrafi

Në pranverë do t’u dhembë koka atyre që e urrejnë Prishtinën

“Jam i vetëdijshëm se nuk e kemi pasur një sezon të mirë, por sikur kjo t’i ndodhte një klubi tjetër, aty do të kishte qenë katastrofë. Pra pavarësisht sezonit jo të mirë në klub atmosfera është shumë e mirë. Janë disa individë të cilët në bashkëpunim me një gazetar dhe një medium të caktuar vazhdimisht kanë punuar kundër Prishtinës. Por pavarësisht kësaj çka shkruhet, unë ju garantoj që atmosfera në klub është e mirë. Kuptohet jo në një klub por në çdo familje mundët me pas ndonjëherë ndonjë fjalosje, por se këta dashakëqijtë po dëshirojnë ta destabilizojnë Prishtinën.

Është rasti i së mërkurës kur flitet për zënka të Mushicës e Kuka e ku bash në këtë rast nuk ka pas asgjë të vërtetë. Unë kam një mesazh për këta njerëz se nuk do t’ia arrijnë qëllimit”, ka thënë tekniku “bardhekaltër”, i cili ka premtuar se Prishtina e tij në pranverë do të shkëlqejë dhe do t’i bëjë me dhimbje koke antiprishtinasit.

“Do t’iu dhembë koka këtyre njerëzve në pranverë kur t’i shohin rezultatet e Prishtinës. Do të çmendën qysh janë çmendur kur në pranverë i fituam të gjitha. Përfundimisht është e ulët pas atyre rezultateve që kishin në pranverë të vijë kjo fushatë kundër neve e që e pranoj se është një “spiun” brenda e edhe këtij “spiuni” duhet t’i vijë turp të nxjerrë nga familja fjalë të këqija”, tha ai. Tovërlani ka folur edhe për Prishtinën që e pret në pranverë, ai ka paralajmëruar ndryshime madje edhe në formacionin e skuadrës.

“Prishtina në pranverë do të ndryshojë sa i përket karakterit dhe identitetit të saj, do të ndryshojë formacioni, madje do të largohet edhe ai që ka dhënë informata të rreme për klubin. Me një fjalë do të ketë shkuarje dhe ardhje, të cilat do të dihen pas ndeshjes me Hajvalinë. Për t’ia marrë titullin Prishtinës duhet ta shohin të “zitë e ullirit”. Pra, pranvera do të sjellë një Prishtinë të fortë, agresive, një Prishtinë çfarë e dëshirojnë “Plisat”, kryesia e saj dhe qytetarët e Prishtinës”, përfundoi Afrim Tovërlani. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version