Sot në Prizren u hap lokacioni i ri i ‘Shell’ së bashku me mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar, në prani të drejtorëve dhe menaxherëve globalë të ‘Shell’ së bashku me Martin Lustenberger dhe në praninë e kryetarit të komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesve të bizneseve nga e gjithë Kosova dhe qytetarëve të Kosovës.
Në këtë ceremoni, gjatë fjalës së tij, Martin Lustenberger, drejtori global i ‘Shell’, përmendi që kompania globale ‘Shell’ sot është e pranishme në Kosovë me brendin dhe produktet ‘Shell’, siç janë lubrifikantët, ushqim të shpejt, hot dog, auto kozmetike, etj.
Martin u bëri thirrje të gjithë klientëve se sot në Kosovë brendi i ofron produktet më cilësore.
Produktet mund t’i gjeni vetëm në lokacionet e shënuara me ‘Shell’.
Nga sot në lokacionin e ri të ‘Shell’ në Prizren e kemi mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar që shënon fillimin e epokës së re dhe synohet që në të ardhmen të rritet ky numër me qëllim që të mbrohet mjedisi në përgjithësi, e posaçërisht këtu në Kosovë dhe ky do të jetë një shembull i mirë sepse Kosova është tregu i parë i licencuar në botë që e ka implementuar mbushësin e ri elektrik të shpejtë.