Site icon Telegrafi

Në pranga vrasësi i 60-vjeçarit në Shkodër

Autori është Agim Gjata, 38 vjeç, i cili vrau mesnatën e kaluar Ndoc Çelikun, 60 vjeç, në një rrugë dytësore të këtij fshati me një armë zjarri të tipit automatik.

Ngjarja ka pasur si shkak motive të dobëta mes protagonistëve dhe kapja e 38- vjeçarit u bë e mundur pas rrethimit për rreth pesë orë dhe në sajë të negociatave të bëra me të. Ai ishte i armatosur, në një zonë jashtë fshatit Barbullush, ku u bë e mundur edhe kapja e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit, tip automatik, së bashku me një krehër me 21 copë fishekë./Telegrafi/
 

Exit mobile version