Personi i arrestuar sipas policisë dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur me 18.08.2009 në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, ku personit A.R, në banesën e tij i janë vjedhur 3 mijë e 800 euro para të gatshme si dhe stoli ari në vlerë 2 mijë e 270 euro.
I dyshuari është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë me urdhër të prokurorit. /Telegrafi/