Operacioni është kryer në fshehtësi të plotë dhe për momentin nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit. Policia njofton se është vënë në kërkim edhe të dy bashkëpunëtorëve të vrasjes.
Nadien Zeneli, 32-vjeç nga Dibra, ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë dhe sipas policisë pista kryesore e hetimit ishte një konflikt i mundshëm për shkak të biznesit.
Në atentatin që iu bë 32-vjeçarit nga Dibra, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, të ulur me të në të njëjtën tavolinë, Taf Mandri 23 vjeç dhe Bledar Miha. /Telegrafi/