Sipas policisë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, pas përplasjes së dy automjeteve, të drejtuara nga shtetasit Alban Dallashi dhe Klajd Kokona, është aksidentuar këmbësori Haqif Gjokola, i cili ka humbur jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës, një orë pas ngjarjes.
Këta dy shtetas tashmë janë arrestuar nga policia dhe materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë./Telegrafi/