Site icon Telegrafi

Në pranga 44-vjeçari, kanosi një familje

Në pranga ka rënë 44-vjeçari, Bujar Ceku, lindur në Shupenzë dhe banues në Bulqizë, pasi kanosi me armë pistoletë katër pjesëtarët e familjes Koci, banues në qytetin e Bulqizës. Familjarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila arrestoi 44-vjeçarin.

Në cilësin e provës materiale ështe sekuestruar arma tip pistoletë, me shtatë copë fishekë, me të cilën është kryer kanosja. Ceku akuzohet tashmë për konsumim të veprave penale të "mbajtjes pa leje të armëve luftarake" dhe "kanosjes" . /Telegrafi/
 

Exit mobile version