Site icon Telegrafi

Në pranga 34-vjeçari që plagosi për reklamën e dyqanit

I arrestuari është Erjon Shehaj, banues në fshatin “Babicë e vogël” në Vlorë, i cili do të procedohet penalisht pasi të martën rreth orës 20:30, në bulevardin kryesor të Vlorës qëlloi me armë zjarri, tip pistoletë për motive banale, 25-vjeçarin Gleridin Mati, banues në lagjen “1 Maj”.

Gleridin Mati u plagos në këmbë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën ndërsa Shehaj është nën akuzë për veprat penale të vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë dhe për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municioneve./Telegrafi/
 

Exit mobile version